Kreu i opozitës Lulzim basha, zhvilloi gjatë ditës së sotme një takim me të rinjtë e akademisë së lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI).

Me anë të një spotimi në Facebook, Basha shkruan se këta të rinj do të çlirojnë shoqëritë tona nga mentalitete e vjetra qeverisëse dhe do ti japin frymëmarrje demokracisë.

Më tej Basha shton se një brez mendjehapur po rritet dhe në PD.

Ja postimi i Bashës:

Sot pata kënaqësinë të përshendes akademinë e lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) me të rinj nga Ballkani, e cila po zhvillohet prej katër ditësh në Durrës. Një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan. Ata do t’i çlirojnë shoqëritë tona nga mentalitetet e qasjet e vjetra, do t’i sjellin integritet dhe vlera demokratike politikës.

Një brez i tillë po rritet edhe në Partinë Demokratike. Ata do të kenë mbështetjen time dhe të gjithë drejtuesve të PD-së në rrugën e tyre drejt politikës. Jam i bindur se ata do të na bëjnë shpejt krenarë të gjithëve.

Jam i lumtur që IRI do të vazhdojë të mbështesë demokracinë shqiptare dhe Partinë Demokratike në veçanti, duke përcjellë vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë dhe vlerat e djathta të Partisë Republikne amerikane në veçanti.

Comments are closed.