Ka nisur sërish me tension seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë e ndërprerë gjatë ditës së sotme pasi opozita bllokoi foltoren.

Ashtu siç kishte lajmëruar kryeparlamentari Gramoz Ruci, seanca rinisi në orën 18:00 të pasdites, por opozita ishte sërish në këmbë duke bllokuar foltoren. Me 72 vota të nevojshme për të plotësuar kuorumin, mazhoranca votoi e vetme disa projektligje.

Opozita kërkonte gjatë ditës së sotme ndërprerjen e seancës së sotme dhe mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të nisur debatin për komisionin e reformës zgjedhore. Demokratet kane kerkuar diskutime para se te ngrihet ky komision. Por kerkesa e tyre u rrezua cka solli revolten e Bashes duke bllokuar foltoren, veprim qe solli perjashtimin e tij.

I pranishëm në sallë ne mbledhjen e pasdites ishte edhe lideri demokrat Lulzim Basha, i rrethuar nga deputetët e grupit të PD-së. Një shkelje kjo, e vendimit te Gramoz Ruçit qe sot e perjashtoi për bllokimion e foltores.

Në përfundim të seancës, Ruçi i bëri një “paralajmërim” Basha: “Nuk po ushtroj kompetencën tim të kryeparlamentarit për të thirrur Byronë dhe për të marrë masa akoma më të rënda për situatën e sotme,”