Josep Maria Bartomeu ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për ecurinë e ngjarjeve që ndodhën një ditë më parë.

Barcelona në ndeshjen e xhiros së shtatë, e mposhti 3:0 Las Palmas, në një ndeshje që u zhvillua pa tifozë, shkaku i situatës në Kataloni, ku është organizuar një referendum për pavarësi të kësaj krahine.

Bartomeu gjatë kësaj konference, u pyet edhe për çështjen e ngritur së fundi, se në cilën ligë do të luajë Barcelona në rast të pavarësisë së Katalonisë.

“Në rast të pavarësisë, klubi dhe partnerët do të vendosin se në cilën ligë do të luajmë”,është përgjigjur Bartomeu.