Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, vizituan vend parkimin te Gjykata Themelore në Tetovë, si dhe në pjesët tjera të qytetit, ku vërehet kaosi dhe mospasja e vend parkimeve për automjetet. Dauti theksoi se ekipin i tij ka të gatshëm planin për vend parkime të reja, që do ta zgjidhnin kaosin trafik, si dhe do ta lehtësonin qarkullimin e këmbësorëve në qytetin e Tetovës.