Enis Bardhi ka vazhduar me paraqitjet e tij të mrekullueshme në kampionatin spanjoll La Liga.

Mesfushori shqiptar ishte vendimtar edhe në ndeshjen e së dielës për skuadrën e tij Levante.

Skuadra nga Valencia ishte mysafir tek Eibar ku mori një barazim të vlefshëm 2-2.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia shënoi golin e dytë në ndeshje pas një aksioni mirë të organizuar nga mysafirët.

Bardhi u asistua mirë në zonë nga Morales dhe shënoi pa problem për 0-2.

Goli ndaj Eibarit ishte i katërti këtë edicion në La Liga për talentin e madh shqiptar.

Me katër golat e shënuar në La Liga, Bardhi ka lënë mbrapa shumë yje të kampionatit spanjoll.

Luis Suarez i Barcelonës ka shënuar tre gola, Gareth Balen me dy gola aq sa ka edhe Antoine Griezmann.

Ndërkohë futbollisti më i mirë në botë për vitin e fundit, Cristiano Ronaldo gjithashtu ka mbetur mbrapa Bardhit me vetëm një gol në La Liga.

22-vjeçari ka zhvilluar nëntë ndeshje në La Liga këtë edicion derisa ka qëndruar në fushë 625 minuta.

Shkupjani këtë edicion iu bashkua Levantes nga skuadra hungareze Ujpest për 1,5 milionë euro.