Barcelona ka vendosur t’i largojë nga Camp Nou dy mesfushorët Andre Gomes dhe Rafinha.

Barcelona është e gatshme t’i shesë dy yje gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Fichajes.net” raporton se klubi katalan ka vendosur t’i largojë nga Camp Nou dy mesfushorët Andre Gomes dhe Rafinha. Gomes dhe Rafinha kanë vuajtur të lënë gjurmë te ekipi katalan, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ata do të jenë të lirë të gjejnë skuadra të reja pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Rafinha po ashtu ka vuajtur shumë nga lëndimet dhe nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të trajnerit Ernesto Valverde. /Lajmi.net/