Dëshira e Mbappes ishte që të transferohej në “Camp Nou”, por Barcelona nuk mori mundin që të veprojë për francezin.

Mbappe është bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në botë gjatë verës që lamë pas, i cili u transferua nga Monaco te PSG-ja për 180 milionë euro.

Por, destinacioni i preferuar i francezit duket se ishte Barcelona, të paktën kështu tha gjatë ditës agjenti i futbollit, Josep Maria Minguella, sipas të cilit Kylian Mbappe dëshironte ta veshë fanellën e Barcelonës kur dëgjoi se Neymari do të transferohet në PSG për 222 milionë euro.

Ai ka treguar gjithashtu se refuzoi Realin për shkak të Cristiano Ronaldos, Karim Benzemas dhe Gareth Bale, të njohur si ‘BBC’, pasi mendonte se nuk do të gjente vend në formacion.

Tani i pyetur për këtë, Valverde është përgjigjur shkurtimisht: “Mbappe? Mendoj se emrin e tij nuk e kanë vënë në tavolinë pasi ai nuk është këtu”.