Barcelonë ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është në hall të madh për ndeshjen e ardhshme ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve.

Ai për këtë takim ka vetëm një qendërmbrojtës gati, bëhet fjalë për francezin, Samuel Emtiti.

Për këtë takim Gerard Pique është i lënduar, ndërsa për shkak të lëndimit mungojnë Javier Mascherano dhe Thomas Vermaelen.

Nesër përkrah Umtitit pritet të luaj mbrojtësi i majtë francez, Lucas Digne.