– Zëdhënësi i Qeverisë rajonale katalonase Zhordi Turulj sot deklaroi se Barcelona nuk planifikon ta ndryshojë përgjigjen që tashmë ua ka dhënë autoriteteve spanjolle dhe se nuk do të heqë dorë nga shpallja e pavarësisë.

Sipas Qeverisë spanjolle, paralajmërimi për pavarësi të Katalonjës është i papranueshëm dhe mund të çojë drejt pezullimit të autonomisë së këtij rajoni spanjoll.

Pas paralajmërimit të presidentit të Qeverisë katalonase Karlos Puxhdemon për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, por me veprim të anuluar, me qëllim që të lihet hapësirë për bisedime me Madridin, autoritetet qendrore i dhanë afat Barcelonës deri të enjten të japë përgjigje të drejtë nëse shpall pavarësi apo jo.

“Të enjten nuk do të japim përgjigje më ndryshe nga kjo që e dhamë të hënën”, deklaroi Turulj.