Arda Turan, Rafinha dhe Alcacer mund të largohen në janar.

Prioriteti i Barcelonës në afatin kalimtar të janarit është zvogëlimi i skuadrës, për të liruar vende për prurje të reja.

Ernesto Valverde tashmë ka konfirmuar se skuadra është e madhe dhe ka biseduar me krerët e klubit që të largohen disa lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Lojtarët që pritet të largohen gjatë janarit janë; Arda Turan, Paco Alcacer dhe Rafinha – megjithëse situata e këtij të fundit është më e vështirë pasi vazhdon të jetë i lënduar dhe vështirë se mund të gjejë skuadër