Barcelona është e interesuar për transferimin e mbrojtësit të Southampton, Virgil van Dijk Sipas mediave spanjolle, skautë të ‘Blaugranëve’ e kanë përcjellur atë në ndeshjen e përfaqësueses së Holandës ndaj Suedisë, ku 26 vjeçari kishte një paraqitje fantastike, e cila thuhet t’i ketë bindur spanjollët.

Vlera e Van Dijk vlerësohet të jetë 50 milionë funta, por Barça nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi Liverpooli janë të vendosur që të bëjnë përsëri ofertë për mbrojtësin holandez, i cili edhe vetë ka bërë të ditur se do të pëlqente kalimin në ‘Anfield’.