Tre skuadrat e mëdha evropiane, Barcelona, Manchester City dhe Juventus janë duke u interesuar për mesfushorin e Borussia Dortmund, Julian Weigl

Mesfushori 22 vjeçar, Julian Weigel edhe këtë sezon ka vazhduar me paraqitje të mira për Borussia Dortmund.

Kështu ai ka zgjuar interesimin e tre skuadrave të mëdha evropiane, Barcelona, Manchester City dhe Juventus, shkruan CalcioNews24.

Gjermani llogaritet si një nga mesfushorët më të talentuar jo vetëm në Bundesliga, por edhe në Evropë.