Bar Refaeli dhe burri i saj Adi Ezra kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Modelja 32-vjeçare lindi një vajzë me emrin Elle, të premten në Tel Aviv, Izrael.

“Ajo ndjehet mirë dhe ndoshta do të dalë nga spitali të hënën”, tha nja zëdhënës i spitalit për Page Six.

Bar dhe Adi janë prindër të një fëmije 14muajsh i quajtur Liv.

Çifti u martua në Izrael në shtator të vitit 2015.