Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës e BDI-së, Teuta Arifi sot takoi banorët e Lagjes Qendër ku ju premtoi se katër vitet e ardhshme do të punohet edhe më shumë me projekte tjera. Arifi u shpreh se në këtë lagje ka ndërtuar Bulevardin Iliria nga monopli deri tek qendra për Kulturë

” Kemi qenë afër tyre Për ta kemi transformuar qendrën nga një katrahurë në një projekt që parashikon trotoare të reja. Asfaltuam Bulevardin ILIRIA nga Rethi i monopolit deri tek Qendra për Kulturë. Kemi edhe shumë punë për të bërë” i shpreh Arifi

Gjithashu Arifi  sot mbajti takim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në vendin e ish-deponisë së egër dhe stacionit për ngarkimin e hedhurinave në hyrje të Tetovës, me ç’rast theksoi se e ka mbajtur fjalën e saj të dhënë para katër vitesh gjatë fushatës së atëhershme ka thënë se pas mandatit të saj dallimi do të jetë i dukshëm lidhur me atë që ka qenë paraprakisht./TetovaSot/