Në poligonin sportiv te lagja Konjarë e re , investim i gjithi nga Komuna e Dibrës, z.Ruzhdi Lata dhe z. Fuat Spahiu zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e lagjes Konajara e re.

Mikpritja nga ana e banorëve të lagjes ishte në nivelet më vëllazërore, të cilët me shumë dashuri iu falenderuan kryetarit Lata për poligonin sportiv, i cili pas shumë vitesh krijoi kushte për rekreacion dhe kënaqesi për fëmijët, të munguar më parë.

Gjithashtu ata falenderuan z.Lata edhe për punët tjera në këtë lagje, siç janë asfaltimi i rrugëve në tërë lagjen, komplet pllakëzimi i rrugicave dhe trotoareve, zgjerimi i ndriçimit publik, legalizimin e shtëpive dhe shumë punëve të tjera në shërbimin të mirëqenies së banorëve të lagjes Konjara e re.

Në fjalën e tij, z. Lata i falemderoi banorët për mikpritjen dhe premtoi edhe shumë projekte tjera për këtë lagje që do të jenë pjesë e programit të tij për mandatin e ardhëshëm.

Në fund të takimit, banorët e lagjes Konjara e re i dhanë fjalën kryetarit Lata se do ta mbështesin atë si një mirënjohje për punët që ai ka bërë në shërbim të mirëqenies së tyre.