Mario Balotelli pas ndeshjes mes Interit dhe Milanit, u kishte bërë thirrje drejtuesve kuqezi që ta blejnë sulmuesin, Mauro Icardi.

Argjentinasi arriti të shënojë tre gola në derbi duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores.

Mario Balotelli që mbahet mend për shumë gjëra, jo edhe të mira, kishte arritur që para gjashtë viteve të shënojë gol në derbin anglez në portën e Manchester United.

Ai kishte nxjerrë një fanellën ku shkruhej: “Pse gjithmonë unë?”.

Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë që atëherë, Balotelli mbetet njeri i zhurmave.

Pas tre golave të Icardit, Mario Balotelli e kishte komplimentuar sulmuesin, por u kishte bërë thirrje Rossonerëve  që të zgjohen dhe ta blejnë.

Këtë nuk e kanë pritur mirë fansat e Interit të cilët i kanë reaguar.

“Mauro Icardi është kapiteni dhe flamuri ynë, përballim a ti, që shikon vetëm paratë”.

Por Balo nuk u ndal dhe ua ktheu përgjigjen: “Nëse do të mendoja vetëm për para nuk do të luaja në Nice”.