Mario Balotelli ka kërkuar nga Roma dhe Francesco Totti ta mbështesin në duelin mes Nice dhe Lazios që do të zhvillohet ditën e sotme në Europa League.

 “E shihni se jam këtu duke e ndjekur ndeshjen, nesër bëhuni tifozë për mua. Francesco, edhe ti nesër do të jesh tifoz me mua, apo jo?”, tha Balotelli,

Më parë, Mario Balotelli shfrytëzoi rrjetin social “Instagram” për të festuar golin e avantazhit të përkohshëm të Sporting Lisbonës ndaj Juventusit në Champions League.