Skuadra angleze Chelsea pritet të bëjë disa ndryshime gjatë verës së ardhshme

E ardhmja e Antonio Contes nuk duket e sigurt në Chelsea, pas rezultateve jo të mira në fillim të këtij sezoni.

Sipas The Sun, italiani pritet që të largohet verën e ardhshme, ndërsa vendin e tij pritet ta zërë një tjetër italian, Carlo Ancelotti.

Në skuadër Ancelottit pritet t’i bashkohet edhe uellsiani, Gareth Bale, që pritet të largohet nga Real Madrid.