Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka shënuar fitore bindëse në disa komuna, por edhe rritje të madhe të votave në shumë komuna.

“Në të gjitha qytetet është treguar rezultat solid dhe kemi arritur që në shumë vende të rrisim rezultatin për 100 për qind, por ka edhe komuna ku ka rritje më të madhe.  Aleanca për Shqiptarët në rrethin e dytë do të garojë në Strugë, ku do të ketë përballë kandidatin e LSDM.”, theksoi Aziri.

Ai theksoi se edhe  në Gostivar do të shkohet në rrethin e dytë duke pasur përballë Nevzat Bejta.

“Në Vrapçishtë në balotazh me BDI, po ashtu edhe në Dibër në balotazh me BDI.  Në balotazh shkon edhe në Bogovinë.

Në komuna të tjera ku nuk kemi mundur të shkojmë në rreth të dytë, kemi rritje shumë të madhe siç është Kumanova, Likovë, Çair dhe komuna tjera të Shkupit.”, theksoi Aziri, duke theksuar se procesi zgjedhor ka qenë i qetë me disa incidente minore. (