Të dielën, më 29 tetor, në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë parë të Zgjedhjeve lokale 2017, të shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 07:00 deri në orën 19:00 me qëllim që t’u ndihmohet gjatë realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.

 Avokati i Popullit, edhe një herë e potencon rëndësinë e respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, si një nga të drejtat fundamentale të të drejtave të njeriut, e që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndetshme demokratike.

Avokati i Popullit u bën apel të gjithëve, në veçanti organeve kompetente, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve në të cilat votimi do të zhvillohet në mënyrë të lirë dhe pa pengesa, në përputhje me ligjin dhe në mënyrë konsekuente do të respektohen të drejtat e njeriut.