Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i cili në zgjedhjet lokale, të mbajtura të dielën, doli i dyti, duke mbledhur vetëm 2.950 vota, në krahasim me kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Burim Berisha, që fitoi zgjedhjet bindshëm, me 63.87% të votave, ka fajësuar banorët e Fushë Kosovës për rezultatin e tij të dobët.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ku ai ka bërë përpjekje të arsyetojë disfatën e tij më 22 tetor, Zogiani ka thënë se dështimi i tij është si rezultatet i mosemancimit të banorëve e Fushë Kosovës.

“Askund si ne zgjedhjet lokale nuk kuptohet sa vertete eshte arritur emancipim. Ketu lidhen direkt interesat individuale te qytetareve me politiken e pushtetin, edhe eshte veshtire te krijosh argument per politikat e pergjithshme”, ka shkruar Zogiani në Facebook.

“Sidomos kur ke nje komune qe funksionon thelbesisht me interesa klienteliste, ndertimi i argumentit ne favor te interesit publik, peballe atij personal, eshte fort i veshtire”, ka shtuar ai.

“Kjo thelbesisht eshte arsyeja pse pritjet e Vetevensojes! edhe pse pergjithesisht eshte dyfishuar vota, nuk jane arritur. Pra, emancipimi eshte i veshtire, por po ecen, edhe ate po ecen shpejt, edhe perkunder perpjekjeve te cinikeve te studiove televizive me e mbyte. Ecim tutje me Levizjen Vetevendosje!”, përfundon shkrimi i Zogianit. /Express/