Një aventurier britanik ka fluturuar mbi fshatrat e Johanesburgut verior i ulur në një karrige që mbahej nga 100 balona helium.

Toma Morgan, i cili është anëtar i grupit të quajtur “Aventurierët”, ka thënë: “Ishte një ndjenjë tejet e papërshkrueshme të fluturosh mbi Afrikë në një karrige të lirë kampimi që mbahej nga shumë balona”, transmeton Express.

Ai fluturoi 24 kilometra për rreth dy orë, duke arritur një lartësi 2.530 metra.