Altetico Madridi ka arritur marrëveshje në parim për të nënshkruar me mesfushorin e Sampdorias, Lucas Torreira, për 40 milionë euro, në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Goal.com, Atletico ka reaguar me shpejtësi për ta sjellë Torreiran në Madrid pas një starti mbresëlënës të tij këtë sezon me Sampin, transmeton Express.

Nëse ndodh ky transfer, atëherë do të jetë shitje rekorde për “blucerchiati” pas shitjes së Patrik Schick, për të cilin Roma ia pagoi Sampdorias plot 32 milionë euro.

Atletico pritet të ketë një afat të ngjeshur kalimtar në janar, pasi e kishte të ndaluar regjistrimin e lojtarëve të rinj gjatë afatit kalimtar veror.

Torreira kaloi të Samp nga Pescara para dy viteve dhe u huazua menjëherë te Pescara, para se të zhvillohej në një lojtar të rëndësishme në “Marassi”