BE mund të hapë negociatat me Shqipërinë në vitin 2018. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, tha pas takimit me holomogun shqiptar Ditmir Bushati, se çështja e integrimit evropian nuk varet vetëm nga Brukseli, por edhe nga Shqipëria.

Jean Assleborn tha se Europa sot nuk është në momentin e vet më të mirë, sidomos pas largimit të Britanisë së madhe.

Jean Assleborn“Probaliteti është shumë i mirë që në 2018 mund të çelim negociatat për Shqipërinë. Luksemburgu do ta promovojë këtë ide, por duhet ta dini që nuk varet vetëm nga Brukseli, është çështje e politikave të brendshme të vendit tuaj. E dini që keni bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën në drejtësi. Vazhdoni të punoni.

Edhe kreu i diplomacisë shqiptare, Bushati tha se më ngritjen e të gjithë strukturës së vettingut, BE duhet të japë konfirmimin për nisjen e bisedimeve.

Ditmir Bushati: “Me miratimin e përbërjes së trupave të vettingut mirëpresim një orë e më parë rezultatet paraprake nga ky proces. Njëkohësisht ti jepet KE për të konfirmuar këto rekomandim për hapjen e bisedimeve për Shqipërinë në mënyrë të plotë.”

Çështja e azilkërkuesve shqiptarë ka qenë në fokus të bisedë mes dy ministrave, ku Assleborn evidentoi punën e bërë nga autoritetet shqiptare, por kërkoi më shumë angazhim për të luftuar këtë fenomen problematik.

Jean Assleborn “Ditmir ti i di problemet tona. Nuk është vetëm problem i Luksemburgut por edhe i vendeve të tjera europiane. Në Luksemburg fluksi i azilkërkuesve është problematik.

Pas liberalizimit të vizave në 2010 qëllimi kryesor i regjimit pa viza nuk është që të promovohen kërkesat e pabazuara për azil.

E di që keni bërë shumë përpjekje e vazhdoni e të bëni shumë përpjekje. Madje keni marrë vendimin për të dërguar një avion nga Shqipëria për në Bruksel për të marrë qytetarët tuaj që janë në Bruksel pa të drejtë qëndrimi.

Në Luksemburg kemi procedurat për përshpejtimin e kthimit. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë se zbatojmë këtë procedurë. Të gjithë kanë të drejtën të thonë jam azilkërkues por procedura nuk mund të marrë vite të tëra. Prandaj na duhet të reagojmë menjëherë.
Të miturit dërgohen pa prindërit e tyre. Duhet të përpiqemi të mos lejojmë një gjë të tillë.

Dy ministrat kanë rënë dakord për firmosjen e marrëveshjes që eviton taksimin e dyfishtë mes vendeve.