Për Liljana Petroviq menaxheren e yllit maqedonas Toshe Proeski, 16 tetori i vitit 2007 do mbetet gjithmonë sinonim i dhimbjes. Atë natë ishin duke u kthyer nga një mbrëmje në Kroaci drejt Zagrebit duke mos e ditur se do jetë nata e fundit bashkë. Liljana Petroviq pas rastit tragjik është shpërngulur në Nish, por akoma nuk e ka tejkaluar dhimbjen, transmeton TetovaSot.

As pas 10 viteve ajo nuk e haron Toshen, e as nuk ka mbledhur forcat të shkojë tek varri i tij. “Koha nuk shëron plagët, nuk kam qenë asnjëherë tek varri i tij nuk gjej forcën as pas 10 viteve, asnjëherë nuk kam dëgjuar këngët që i dëgjoja, nuk mundem, akoma nuk mundem të dëgjoj zërin e tij, tetori është periudha më e vështirë për mua, ky muaj është shumë i vështirë dhe me vështirësi e kaloj”, sqaron kështu Petroviq.

Ajo atë natë ishte bashkë me Toshen dhe me lëndime të rënda ishte dërguar në spital ku më pas mësoi se Toshe ka vdekur në vendngjarje. Nga atëherë jeta e saj ka humbur kuptimin. Kur u shërua ajo vendosi të ndryshojë ritmin e jetës dhe të vazhdojë krejtësisht ndryshe.

“Duhej shumë trimëri dhe guxim të vazhdoj jetën, e vështirë është që të shkëputesh nga një gjë që e punoje me dashuri dhe të fillosh nga 0, natyra atë kohë ishte shërim për mua”, thekson mes tjerave Petroviq, duke shtuar: ‘Për mua Toshe ishte gjithcka më shumë se muzika dhe profesioni, e më pas nuk kam mundur të kthehem në profesion edhe pse ka pasur me dhjetra oferta që të vazhdojë si menaxhere e estradës”.

“Nuk kam asnjë kontakt me familjen e tij, unë e kam mbyllur këtë storie, jam tërhequr dhe kjo më mjafton, njerëzit duhet të pranojnë se unë kam qenë pjesë e jetës së tij, kam dhënë nga vetja andaj kemi qenë të suksesshëm, me ikjen e tij ikën dhe një pjesë e imja”, thotë ajo, transmeton TetovaSot.