Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke theksuar se asnjë vend i Bashkimit Evropian nuk dëshiron ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit me Turqinë, tha se janë në favor të formimit të dialogut me Ankaranë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merkel, mbajti një konferencë për shtyp pas ditës së parë të Samitit të Liderëve të BE-së të zhvilluar në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel. Duke kujtuar se me kërkesë të Gjermanisë kanë trajtuar marrëdhëniet me Turqinë ajo tha se “Nuk ka një shumicë në drejtimin për ndërprerjen e menjëhershme të negociatave.”

Nga ana tjetër, Merkel tha se ekziston një ndjenjë e skepticizmit të përgjithshëm rreth situatës aktuale, dhe ka shtuar se iu ka shprehur liderëve se është në favor të një dialogu me Turqinë.

Pasi ka njoftuar se në samit janë shprehur shqetësimet kancelarja gjermane tha se “Nëse do të vijmë tek rezultati përfundimtar, doli në pah një dëshirë e përgjithshme për të mos shembur urat. Ne i kërkuam Komisionit të përgatisë propozime se si të ulen ose të drejtohen fondet e mbështetjes përpara anëtarësimit. Por hapi tjetër duhet të jetë formimi i komunikimit me Turqinë.”

Në Samit nuk u tha “Të ndërpriten negociatat”

Ndërsa ndaj pyetjes nëse e ka shprehur apo jo kërkesën e saj “për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit me Turqinë”, që e ka deklaruar gjatë zgjedhjeve në Gjermani, Merkel është shprehur se “Kam shprehur shqetësimet e mia. Por në të njëjtën kohë kam thënë edhe dëshirën për marrëveshjen mbi një pozicion të përbashkët. Këtë natë askush nuk ishte pro ndërprerjes së negociatave.”

Ndër të tjera, kancelarja gjermane tha se nuk pret që të kalohet në negociatat për përditësimin e unionit doganor.

Gjithashtu mësohet se Merkel e cila ka mbetur e vetme në kërkesën e saj për ndërprerjen e negociatave me Turqinë, mësohet se ajo ka shprehur dëshirën për ndërprerjen e fondeve të mbështetjes përpara anëtarësimit, për të cilën është mbështetur vetëm nga Belgjika dhe Holanda.