Leo Messi e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë, duke shënuar 14 gola në 11 paraqitje në gjitha garat për Barcelonën.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, me dy golat e shënuara kundër Las Palmas ka shkuar në kuotën e 11 finalizimeve deri më tani këtë edicion, duke marrë primatin e të parit në Evropë në garën për “Këpucën e Artë”.

Sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, me dy golat kundër Las Palmas në “Camp Nou”, Messi ka kapur shifrën e 45 finalizimeve gjatë vitit 2017, më shumë se çdo lojtarë tjetër.

“Lionel Messi ka shënuar 45 gola për Barcelonën në vitin 2017, së paku 14 më shumë se çdo lojtarë tjetër i La Ligas (gjitha garat)”, shkruan “Opta”.