Radiodifuzuesit e nivelit rajonal në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, fushatën e kanë mbuluar me intensitet më të vogël, duke u përpjekur në përgjithësi të sigurojnë kushte të barabarta për qasje deri te  të gjitha format e prezantimit medial të pjesëmarrësve në zgjedhje, tregoi analiza e e Agjencisë për shërbime audio dhe audivoizuele mediale.

Fokusi në raportim ka qenë në dy koalicionet e kryesuara nga VMRO-DPMNE dhe nga LSDM, të cilët kanë pasur më shumë kandidatë. Në nëntë ditët e fundit nga fushata zgjedhore (në periudhën prej 5 deri në 13 tetor të vitit 2017) të cilave u përkasin raportet e sotme, shkelje e kërkesës për mbulim të balancuar në zgjedhjet është konstatuar vetëm tek një televizion. Në afatin e caktuar me ligj Agjencia do të parashtrojë kërkesë për ngritje të procedurës kundërvajtëse para gjykatës kompetente.

Nga 22 televizione rajonale të përfshira me monitorim, vetëm dy nuk kanë transmetuar lajme. Vetëm tetë prej tyre janë përpjekur të organizojnë përballje debatuese të kandidatëve. Gjashtë televizione kanë ndërmarrë emisione debatuese nga TV 24 Vesti dhe nga TV 21-M, të cilët transmetojnë program në nivel shtetëror. Është karakteristike ajo që në emisionet që i kanë ndërmarrë kanë qenë të ftuar kandidatë për komuna jashtë rajonit të tyre të transmetimit”, theksojnë nga ASHAA.