Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka dorëzuar 13 ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, që kanë të bëjnë kryesisht për votim në Komunën e Strugës.

Nga ky institucion njoftojnë se për momentin nuk ka ankesa nga partitë tjera. Deri në orën 2 pas mesnate skadon afati edhe për dorëzimin e ankesave për procesin e mbledhjes dhe numërimit të votave.

KSHZ-ja ka afat prej 48 orëve që në një seancë publike të shqyrtojë ankesat e dorëzuara nga partitë politike kurse kundër vendimit të KSHZ-së mund të ngrihet padi në Gjykatën Administrative.