Rruga te Kazerma e Tetovës sot është asfaltuar në bashkëpunim mes NP” Rrugët e Maqedonisë” dhe Komunës së Tetovës. Kjo rrugë tani ndihmon në qarkullimin e lirë të fshatrave shqiptarë nga Poroji deri në  Jazhincë si dhe lehtëson qarkullimin e autobusëve që vijnë nga Kosova.

Rruga fillon nga Kazerma dhe përfundon tek rrethrrotullimi deri tek stadiumi i qytetit ku është ndërtuar edhe një rrethrrotulim i ri për të lehtësuar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Siç u shprehen nga  NP” Rrugët e Maqedonisë” dhe nga Komuna e Tetovës ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe ditëve në vijim ku Tetova nuk do të ketë më rrugë të vjetra.

Kjo rrugë është projekt i vitit 2016-2017 ku në vitin 2018 do të ketë projekte tjera për ndërtimin e rrugëve regjionale që lidh fshtrat shqiptare me Tetovën.