– Themeluesi i Uikiliksit, Xhulijan Asanzh, ofroi çmim prej 20.000 eurove për informacione që do të çojnë deri në arrestimin e vrasësit të gazetares nga Malta, Dafne Karuna Galicia.

“Më hidhëroi kur dëgjova se gazetarja nga Malta dhe blogerja Dafne Karuna Galicia, është vrarë në afërsi të shtëpisë së saj me bombë të vendosur nën automobil. Ofroj çmim prej 20.000 eurove për informacione që do të çojnë deri në fajtorët për vdekjen e saj”, ka shkruar Asanzh në Tuiter.

Dafne Karuna Galicia, u vra dje gjatë shpërthimit të një bombe të vendosur nën automobilin e saj. Ajo ka shkruar për korrupsion, ndërsa në dy vitet e fundit ishte fokusuar në zbulimin e të ashtuquajturave “dokumentet e Panamasë”, gjegjësisht 11,5 milionë dokumente të cilat vijon nga baza e brendshme e të dhënave të of shor formës juruidke të katërt më të madhe në botë “Mosak Fonseka”