Më shumë se 50 vetë u vranë pas sulmit me armë në një festival muzikor në Las Vegas.

Gjatë këtij festivali, në skenë duke performuar ishte Jason Aldean. Shumë xhirime kanë dokumentuar se si Aldean del jashtë skenës, kur nisën të shtënat. Këngëtari konfirmoi sigurinë e tij të hënën në mëngjes nëpërmjet Instagramit të tij duke thënë:

“Sonte ka qenë përtej e tmerrshme. Unë ende nuk e di çfarë të them, por dëshiroj që ta dini që unë dhe ekipi im jemi të sigurtë”, shkroi muzikanti.

“Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjithë viktimat dhe familjarët e tyre”.

Comments are closed.