Familja Bajrami sot humbi personin më të dashur.

Bëhet fjalë për Zejnullah Bajramin,  babin e këngëtares së njohur Arta Bajrami, i cili ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta Express.

Ai ishte dërguar sot gjatë ditës në spital pasi që gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Për vdekjen e tij, këngëtarja është shprehur tejet e mërzitur.

“Babi jem i dashur shkove e le Artën tënde, Babi jem Idolli jem, Do të dua përgjithmon jam krenare që jam vajza jote♥♥♥”,kishte shkruar Arta.