Sa herë që Princi George shfaqet në publik, fotografitë e tij shpëndahen me një shpejtësi marramendëse në internet. 4-vjeçari biond është pa dyshim ndër fëmijët më të njohur në botë.

Për ju që adhuroni familjen mbretërore dhe Princin George, me siguri ju ka rënë në sy veshja e Princit të vogël. Ai dimër ose verë, vishet gjithmonë me pantallona të shkurtra.

Në fakt ka një arsye specifike përse George vesh gjithmonë pantallona të shkurtra. Sipas Harper’s Bazzar, ka një traditë të shtresës së lartë të aristokracisë, që djemtë e vegjël duhet të vishen me pantallona të shkurtra.

Nëse veshen pantallona të gjata, kjo është diçka periferike, dhe një princ nuk mund të jetë kurrsesi i tillë. Edhe Princi William dhe Harry kur ishin të vegjël, visheshin me pantallona të shkurtra.