Përfaqësues të Vetëqeverisje lokale, profesorë universitarë, liderë të biznesit, ekspertë, historianë, hulumtues nga Republika e Maqedonisë dhe Greqisë diskutuan për sfidat në sferën ku veprojnë në Samitin për shoqëri civile që mbahet në Selanik, Greqi, në kuadër të Programit për paqe dhe të drejta të njeriut.

Nga biznes sektori i Maqedonisë në Samit e vetmja që do të mbajë fjalim është kryetarja Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), Danella Arsovska, e cila është paneliste në sesionin kushtuar ekonomisë.

Arsovska me këtë rast dërgoi mesazh për marrëdhënie ekonomike stabile ndërfqinjësore si hap drejt rritjes më të madhe ekonomike në rajon.

Samitin me fjalim përshëndetës e hapi kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris.

Greqia është një ndër pesë partnerët e rëndësishëm tregtarë të Republikës së Maqedonisë. Investimet më të mëdha janë në sektorin bankar, industrinë e naftës, tregti dhe industrinë e tekstilit. Vitin e kaluar, është realizuar këmbim tregtar në vlerë prej 598 milionë euro, eksporti është 148 milionë euro, ndërsa importi është 450 milionë euro.