Arsenali është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Liverpool.

Skuadra e Arsene Wenger ka mposhtur në udhëtim 2:5 Evertonin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Premierligës.

Ishin vendasit që përmes Rooneyt në minutën e 12’ kaluan në epërsi.

Arsenali ia doli të rikthehet në lojë, duke e përmbysur rezultatin me tre gola.

Monreal në minutën e 40’ barazoi fillimisht, ndërsa Ozil në minutën e 53’, për herë të parë kaloi Gunners në epërsi.

Fitoren e Arsenalit e vendosi Lacazette, duke shënuar në minutën e 74’.

Krejt çka bëri Evertoni, ishte një gol në minutën e 94’, për të ngushtuar epërsinë në 2:4.