Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi dyshohet se është autor i rreth 50 grabitjeve në dhomat e hoteleve më luksoze. Në pranga ka përfunduar shqiptari 24-vjeçar që shihni në foto, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Shqiptari dyshohet se ka vjedhur lap topë , ora dhe telefona në dhomat e hoteleve në Majorca, Barcelonë dhe Ibiza.

Ai përdorte kombinim të kartave si dhe pajisje elektronike për t’u futur në dhomat e hoteleve, raporton The Sun. Javën e kaluar, stafi i hotelit në Magaluf, kapi hajdutin por pas përleshjes ai arriti të largohej.

Policia konstatoi se dikush kishte përdorur një çelës të rremë për të hyrë në dhomat e hotelit, gjë që nuk u zbulua nga punëtorët e hotelit.

Policia arriti të arrestojë 24-vjecarin shqiptar si dhe ka sekuestruar edhe pajisjet që përdorte ai për të grabitur në dhomat e hoteleve.