Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar dje pasdite pas rrahjes mes grupeve të tifozëve të FK “Vardar” dhe FK “Shkupi” në bregun e Lumit Vardar në Shkup.

MPB informon se rrahja ka filluar rreth orës 15:20 në Shkup, ndërsa është ndërprerë pas intervenimit të policisë.

Janë arrestuar 15 persona, ndërsa pas bisedës së kryer janë ngritur 15 urdhërpagesa për kundërvajtje të konstatuar – dhunë dhe sjellje jo e denjë në ndeshjet sportive.