Deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga salla e Kuvendit pas fjalës së kryetarit Lulzim Basha dhe në momentin që mori fjalën kryeministri Edi Rama.

“Kush i bën shqiptarët për budallenj në fund e ha. Mos vazhdoni t’i bëni shqiptarët për budallenj se keq e më keq do të shkoni dhe keq e më keq do të paguani. Kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë, gabon dhe në fund fare, paguan. Keni gabuar më parë dhe më vonë, keq e më keq keni paguar, dhe kjo derexhe është në fakt fatura pasi i keni bërë shqiptarët budallenj,” tha kryeministri Edi Rama.

Ndërsa jashtë Kuvendit, duke folur përpara gazetarëve, Rama i sulmoi ashpër ata.

“Turp për të gjithë ju dhe të gjithë ata si ju, që ende nuk e keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Nuk keni kuptuar akoma se jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo, që merr mundimin të lexojë pesë rreshta përpara se të kuturiset t’u tregojë të tjerëve, duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit se për çfarë bëhet fjalë.

Ju akoma nuk keni marrë vesh që imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh. Nuk jemi në situatën kur diskutojmë nëse duhet t’ia heqim apo t’ia lëmë akoma.

Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë, për të mbrojtur ligjin, për të mbrojtur drejtësinë.

Cili nga ju do pranonte që pronari ta çonte në burg pasi pronari mendon se ka vjedhur një mikrofon. Këtë nuk e vendos gjykata, pasi këtë nuk e keni kuptuar, pas as nuk lexoni, as nuk doni të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë.

Nëse do ishte kështu, cili është roli që e përfshin Kuvendin e Shqipërisë? Çfarë është Kuvendi i Shqipërisë, një zyrë noteri? Çfarë është Komisioni i Mandateve? Një tufë hunjsh, që tundet sipas muzikës së prokurorisë. Këtu bëhet fjalë për diçka shumë ekstreme: arrestin me burg. Ku jemi këtu, në epokën e gurit apo të drurit.

Këshilli i Mandateve nuk kthehet në gjyqtar, por përpara se të bësh një pyetje kaq pa vend, shko e lexo se cili është roli i Kuvendit dhe cili është roli i Këshillit të Mandateve. Nëse është kështu siç thua ti, kërkesa nuk duhej të vinte fare në Kuvend, do të shkonte në gjykatë. Pyetjet tuaja burojnë nga padituria, por nuk keni detyrën që të dini gjëra që nuk janë pjesë e formimit tuaj. Por ju jeni të mësuar të mësoni për gjëra që merrni përsipër të bëni,” tha Rama.

“Përsa i përket drurit të shtrembër, kam thënë diçka shumë të thjeshtë, por nuk kam thënë as se cili është druri i shtrembër, as u kam dhënë mundësinë të bëni abuzime të tilla”.

“Ju jeni për t’u qarë hallin, tha ai një gjë, po ju ku jeni në këtë mes, ju që paguheni. Është detyra ime që t’u përgjigjem juve si ma do e bardha zemër”.

“Ju jeni një amplifikator problemesh i paparë. Ju mos u ofendoni, se ju e ulni dhe e ngrini këdo si ju teket. Ju duhet t’i thërrisni mendjes dhe të lexoni. Ju dhe ata që ju paguajnë”.

“Pyetja a jeni dakord për heqjen e imunitetit është një pyetje idiote dhe kësaj pyetje nuk i përgjigjem”.

Basha: Kjo qeveri ka vdekur, orët e narkoshtetit kanë nisur të trokasin mbrapsht

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës, pasi mbrojti Saimir Tahirin nga arrestimi për akuzat e ngritura ndaj tij, si trafik droge dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

‘24 deputetëve Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr mandatin.

Detyra e parlamentit është vetëm ti hapë rrugë drejtësisë, deri më sot.

Rama e Tahiri kanë dy standarde për drejtësinë, një për vete e një për qytetarët e thjeshtë’, tha Basha.

Pjese nga fjalami i kreut te PD-se Lulzim Basha:

Të gjitha legjislaturat e mëparshme kanë respektuar faktin se pushtete janë të ndara dhe detyra e parlamentit është t’i hapë rrugë drejtësisë.

Zaganin e mbajtën tre ditë për shpërdorim detyre. Zagani ndodhet sot jashtë Shqipërisë për shkak të persekutimit politik nga njerëzit e pushtetit.

22-vjeçari nga Kolonja e Lushnjes u çua drejt vetëvrasjes për një cigare hashash.

Infermierja nga Shkodra dhe ajo nga Korça shkuan drejt vetëvrasjes se nuk kishin vendin e punës.

Tahiri me 9 mijë euro byzlykë dhe 15 mijë euro diamante e mbroni nga arrestimi.

Kemi të vetëvrarë se nuk paguanin dot energjinë elektrike, ne kemi kryetrafikantin me 5 milionë euro në muaj.

Zela me faturën e papaguar të energjisë që u vetëvar kurse Tahirit nuk i dilnin 20 milionë për fushatë.

Ky është shteti yt mafioz që burgos dhe dhunon të varfrit dhe u bëhet mburojë trafikantëve.

Hyra një herë në një lokal, ku ishin dy tavolina të bashkuara.

Për çudinë e tyre dhe jo timen, dy tavolinat kishin dy deputetë socialistë, njeri me puro kubane tjetri darkonte me verë të kushtueshme.

Këta deputetë jetojnë si sheikë në vendin më të varfër të botës.

Kjo votë ishte për të mbrojtur tenderat e vjedhur, lidhjet e drejtëpërdrejta të bandave të drogës dhe trafikut të drogës.

Vota e sotme është votë dëshpërimi dhe paniku për ty Edi Rama dhe të tjerë në këtë sallë që nuk çlirohesh dot nga frika e dosjeve që do të hapen.

Kjo qeveri ka rënë është de fakto e vdekur dhe orët e narkoshtetit kanë nisur të trokasin mbrapsht.

Arrestimi i Tahirit, Kuvendi voton kundër kërkesës së prokurorisë

Deputeti Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama, nuk do të arrestohet, përballë akuzave nga Prokuroria për Krime të Rënda, si i përfshirë për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim me një organizatë kriminale, siç konsiderohet ajo e Habiljave, kushërinjve të tij.

Kuvendi i Shqipërisë hodhi në votim të hapur dy raportet nga opozita dhe mazhoranca përballë kërkesës së Prokurorisë për arrestimin ose jo të deputetit Saimir Tahiri.

Me 75 vota pro dhe 60 kundër është miratuar raporti i mazhorancës, që kërkon vetëm hetimin, dhënien e garancisë pasurore, kontroll banese, por jo arrestimin e ish-ministrit.
Ndërkohë me 75 vota kundër dhe 60 pro, u miratua raporti i opozitës që njëjtë si kërkesa e Prokurorisë për Krime të Rënda, kërkon edhe arrestimin e Tahirit.

Kështu, deputeti do të vijojë të jetë në hetim nga organi i akuzës, por nuk do të arrestohet.

Image

135 deputetë ishin të pranishëm në seancën plenare

Ruci hedh në votim raportet: Deputetët e mazhorancës në Këshillin e Mandateve rekomandojnë dhënin e autorizimin për kontrollin e banesës, ndalimin e daljes jashtë kufirit, rrëzimin e kërkesës së prokurorisë së krimeve të rënda për kërkesën e arrestimit të deputeti Tahiri hidhen në votim.

Me shumicë të thjeshtë me votim elektronik.

Votat: 75 deputetë pro dhe 60 deputetë kundër

Rekomandimi i deputetëve të opozitës në Këshillin e Mandatit që kërkojnë dhënin e autorizimit të kontrollit të banesës dhe arrestimit të deputeti Tahiri.

Votat: 75 kundër dhe 60 pro.

PD lexon raportin në Kuvend: Pse duhet arrestuar Tahiri

 Partia Socialiste është e bindur në pafajësinë e deputet Saimir Tahiri në gjithë historinë që së fundmi ka zënë vendin kryesor në media, por këtë do ta provojë edhe me votë duke mos i dhënë shumicën parlamenti për ti hequr mandatin e deputetit.

Ndërkohë që prej orës 10:00 në Parlament po dëgjohen pretendimet e palëve nga anëtarët e këshillit të mandateve në lidhje me dy raportet që i janë paraqitur kuvendit, kreu i grupit të majtë parlamentar Taulant Balla ka nisur të negociojë për votat që duhen për votimin e mandatit të Saimir Tahirit.

Ai është kapur ‘mat’ duke biseduar me deputeten e PDIU-së, Reme Lala, e cila edhe pse është e ulur prekash deputetëve të PD-së ka një votë në Kuvend.

Image

Alibeaj lexon raportin në Kuvend: Pse duhet arrestuar Tahiri

Anëtari i Këshillit të Mandateve, deputeti Enkeled Alibeaj ka lexuar raportin e opozitës lidhur me kërkesën e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Alibeaj u ka kërkuar deputetëve që të miratojnë kërkesën e prokurorisë.

“Kuvendi u vendos në lëvizje nga Krimet e Rënda, e cila i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e Tahirit. Prokuroria në 17 tetor ka regjistruar procedimin në ngarkim të Tahirit për trafik droge. U dëgjuan prokurorët, deputeti dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij.

Pas shqyrtimit të akteve në lidhje edhe me procedurën penale 5 deputetë, Cupi, Halimi, Strazimiri, Alibeaj dhe Naço kërkojnë miratimin e prokurorisë.  Pas arrestimit të Moisi Habilajt në bashkëpunim me persona që ushtrojnë funksione publike në Shqipëri ka trafikuar lëndë narkotike në Itali.

Faktet patën jehonë në mediat italiane dhe shqiptare. Habilajt kanë pasur lidhje me Habilajt dhe përmes shpërblimeve kanë bërë të mundur transportimin e drogës drejt Italisë. Tahiri dyshohet se ka pasur dijeni dhe ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminale.

Policia e Shtetit dhe Tahiri kishin indo edhe nga SHISH për grupin kriminal por nuk reagoi, edhe Dritan Zagani nuk u dëgjua, por u kërcënua dhe u largua nga vendi. Ky është një tregues i qartë se Tahiri është i përfshirë.

Veprimtaria është e qartë, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një episod, janë muaj dhe vite, në dy deri në tre vite aktivitet kriminal. Janë 23 anëtarë të familjes kriminale. Ekzistojnë dëshmi që po provojnë lidhjen. Grupi kishte mbështetjen e Tahirit, pasi nuk ka pasur asnjë procedim ndaj tyre, u dha edhe makinën për trafik droge.

Kuvendi nuk kompetenca të vlerësojë provat apo besueshmërinë. Kuvendi ka detyrë që deputeti të sigurojnë që të mos jetë peng i veprimtarisë si parlamentar. Nga analiza e prokurorisë konstatohet se kërkesa tregon kushtet ligjore për arrestin. Janë trafikuar rreth 4 ton kanabis në Vlorë në banesën e Kocerrit, përgjimet nga Italia, 1800 fletë ku rezulton përfshirja e Tahirit, ku përfshirë marrjen e shpërblimeve të paligjshme.

Ekziston rreziku për prishjen e provave nga Tahiri. Masat e tjera të sigurimit janë të papërshtatshme. Prokuroria tregon se cdo masë tjetër përveç arrestit është e papërshtatshme, pasi përbën rrezik. Prokuroria tregon se përmbushen edhe kushtet për kontrollin e banesës dhe të Tahirit, pasi në banesë mund të fshihen prova ose sende që i përkasin veprës penale”,deklaroi ai.

Raporti i PD-së

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
KËSHILLI PËR RREGULLOREN, MANDATET DHE IMUNITETIN

RAPORT REKOMANDUES

Për miratimin e kërkesës së Prokurorisë “Për dhënie autorizimi për “Arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal  dhe  të  banesave  të  deputetit  Saimir  Tahiri” ”

Drejtuar Seancës Plenare të Kuvendit të Shqipërisë
Hartuar nga 5 (pesë) deputetët e poshtëshënuar, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin: Dhurata Çupi,  Eduard Halimi,  Gent Strazimiri,  Enkelejd Alibeaj dhe Nasip Na?o

TIRANË, MË 21/10/2017

I. HYRJE

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në datën 19.10.2017 është vënë në lëvizje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Kjo e fundit, me shkresën nr. 9906 prot., datë 19.10.2017, ka kërkuar nga Kuvendi, dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Saimir Tahiri, si dhe për kontrollin personal dhe të banesës së tij. Kjo kërkesë e prokurorisë shoqërohet nga relacioni përkatës i arsyetuar, si dhe me provat e plota të administruara në seancën publike dhe jo publike të Këshillit, me anë të të cilit parashtrohet se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datën 17.10.2017 ka regjistruar procedimin penal nr. 313, të vitit 2017 në ngarkim të deputetit Saimir Tahiri për kryerjen e dy veprave penale të mëposhtme:

i. Trafikimi i narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të K.Penal;
ii. Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Me urdhrin nr. 2, datë 19.10.2017, Kryetari i Kuvendit thirri mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin (këtu e në vijim Këshilli për Imunitetin), duke caktuar datën 20.10.2017, ora 11.00. Këshilli për Imunitetin zhvilloi dy mbledhje në datën 20.10.2017 dhe 21.10.2017.

Në mbledhje u shyrtua kërkesa dhe relacioni i arsyetuar i prokurorisë, u konsultuan aktet provuese të mbledhura nga organi i prokurorisë, u dëgjuan përgjigjet e pyetjeve drejtuar tre prokurorëve që përfaqësonin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, si dhe u dëgjua deputeti Saimir Tahiri dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij.

Pas shqyrtimit të akteve dhe diskutimit të ?ështjes sipas dispozitave të Kushtetutës në lidhje edhe me ato të Kodit të Procedurës Penale, 5 (pesë) anëtarë të Këshillit për Imunitetin, konkluduan se Seanca Plenare e Kuvendit, duhet t’i rekomandohet miratimi i dhënies së autorizimit për “Arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal  dhe  të  banesave  të  deputetit  Saimir  Tahiri”.

II. FAKTET

Nga kërkesa e paraqitur nga organi i Prokurorisë,  Relacioni bashkëngjitur saj, provat e plota të administruara në seancën publike dhe jo publike të Këshillit, dhe përgjigjet e prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetin rezulton se autoritetet italiane të drejtësisë në vitin 2013 kanë filluar hetimet për faktin penal të kapjes dhe sekuestrimit të 3.5 lëndë narkotike, të llojit cannabis sativa në Itali.

Në kuadër të këtyre hetimeve, autoritetet italiane në Tetor 2017, kanë arrestuar shtetasin shqiptar Moisi Habilaj dhe disa shtetas të tjerë, të dyshuar për veprën penale të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal. Shtetasi Moisi Habilaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët ushtrojnë funksione publike në Republikën e Shqipëri, ka arritur të trafikojë ndërkombëtarisht, me destinacion Italinë, sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Me marrjen e njoftimit dhe të akteve nga homologët italianë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datën 17.10.2017 ka regjistruar procedimin penal nr. 313, të vitit 2017 në ngarkim të deputetit Saimir Tahiri, për kryerjen e dy veprave penale të mëposhtme:
i. Trafikimi i narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të K.Penal;
ii. Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 313/2017 është filluar edhe ndaj shtetasve shqiptarë Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Kocerri dhe të tjerë, për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim, në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të K.Penal dhe të korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë të parashikuar nga neni 245 i K.Penal.

Me përjashtim të deputetit Saimir Tahiri, për shtetasit e tjerë shqiptarë, prokuroria i kishte filluar hetimet për veprat penale të mësipërme, në kuadër të dy procedimeve të tjera penale nr. 134/2016 dhe nr. 164/2017. Pjesë e këtyre dy hetimeve të filluara më parë, është edhe veprimtaria e disa punonjësve të policisë së shtetit. Këta punonjës policie janë hetuar për përfshirjen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kryesisht në fshatrat e Vlorës, përmes veprimeve dhe mosveprimeve për sigurimin e kushteve të nevojshme, për të mos u shqetësuar nga policia e shtetit.

Të nesërmen e regjistrimit të procedimit penal nr. 313/2017, Prokuroria ka vendosur bashkimin e të treja procedimeve në një të vetëm, bazuar në nenin 79 të K.Pr.Penale. Ndërkohë, faktet e grumbulluara nga autoritetet italiane u bënë publike nga mediat italiane dhe patën jehonë të gjerë edhe në opinionin publik në Shqipëri. I gjithë opinioni publik, përmes edhe transmetimit mediatik të akteve hetimore italiane, ra në dijeni per nje organizate kriminale me …23 antare, shtetas italiane, shtetas shqiptare mes te cileve dhe familjare Habilaj, qe per te pakten 4 vjet kishin zhvilluar qetesisht trafikun nderkombetar te droges, për bisedat midis familjarëve Habilaj dhe anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, që dëshmonin për kontakte të shpeshta me deputetin Saimir Tahiri dhe për lidhje të ngushta me të, gjer tek dhënia e dhuratave dhe e shpërblimeve të paligjshme, për vehtën, familajrët dhe partinë politike të tij që t’i përdorte për zgjedhje, si pasojë e krijimit prej tij të mbështetjes dhe lehtësimit për trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

Organet hetimore kanë zbuluar se shtetasi Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij, apo anëtarë të tjerë të organizatës kriminale, kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, një prej të cilëve është edhe deputeti Saimir Tahiri, gjatë ushtrimit të funksionit të lartë zyrtar të Ministrit të Brendshëm. Vllezërit Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë patur lidhje të ngushta me deputetin Saimir Tahiri dhe duke përfituar nga këto lidhje të ngushta dhe përmes shpërblimeve, kanë arritur të bëjnë të mundur, krijimin e kushteve për kultivimin në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike në Shqipëri, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë shtetit, me skafe, peshkarexha dhe automjete, nder te tjera makina Audi me targe AA003GB. Deputeti Saimir Tahiri, gjatë ushtrimit të funksionit të Ministrit të Brendshëm, dyshohet se ka patur dijeni për këto fakte penale dhe se ka vepruar aktivisht për lehtësimin dhe mbështetjen e këtij aktiviteti të organizuar kriminal.

Deputeti Saimir Tahiri ka siguruar paprekshmërinë e grupit të strukturuar kriminal. E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit të strukturuar kriminal, me strukturat e policisë së shtetit, kryesisht ato të Drejtorisë së Qarkut Vlorë, por jo vetëm. Ky bashkëpunim është realizuar, nisur nga fakti se deputeti Saimir Tahiri, kontrollonte dhe drejtonte shërbimet e policisë së Shtetit, për shkak të funksionit që ushtronte në atë kohë, pikërisht atë të Ministrit të Brendshëm. Për shkak të ushtrimit të kësaj veprimtarie kriminale të trafikimit ndërkombëtarisht të lëndëve narkotike prej familjarëve Habilaj, kombinuar me krijimin e mbështjes dhe lehtësirave ndaj tyre, prej deputeti Saimir Tahiri në funksionin e Ministrit të Brendshëm, deri tek fikja e radarëve të monitorimit të hapësirës detare, përfitime direkte monetare dhe dhurata të kushtueshme shkonin prej familjarëve Habilaj tek deputeti Saimir Tahiri.

Deputeti Saimir Tahiri në datën 05.11.2013, pasi kishte marrë detyrën e Ministrit të Brendshëm, e ka shitur automjetin e tij të markës Audi, me targa AA 003 GB tek i hetuari Artan Habilaj. Ky automjet rezulton të jetë përdorur disa herë më pas nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal. Kështu, vetëm 10 muaj më vonë, ky automjet rezulton të jetë përdorur 4 herë në muajin Gusht 2014 (në datat 8, 16, 29 dhe 30 gusht 2014) për hyrje-dalje nga territori i Shqipërisë nga Saimir Tahiri. Të dhënat hetimore tregojnë se edhe vetë deputeti Saimir Tahiri, e ka përdorur këtë automjet për të kaluar kufirin e territorit të Shqipërisë, pasi e kishte shitur atë. Është e qartë, që ky automjet ka shërbyer si mjet mbrojtës për grupin e strukturuar kriminal në kryerjen e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve. Sipas provave te percjella nga prokuroria, prej rreth 1800 faqe, ku jane perkthyer pjese relevante (procesi vazhdon), makina eshte blere me qellim lehtesimin e trafikut te droges dhe armeve pasi ishte ne emer te Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përgjatë gjithë kohës që deputeti Saimir Tahiri ka ushtruar funksionin e Ministrit të Brendshëm, Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim pengues apo zbulues të veprimtarisë kriminale të familjes Habilaj dhe klanit të tyre – asnjë referim i veprave penale nuk është paraqitur nga policia e shtetit tek prokurori për grupin e strukturuar kriminal të Habilajve, sa kohë Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Policia e Shtetit, jo vetëm që nuk ka vepruar me nismën e saj, por edhe pse ka patur sinjalizime dhe informacione për veprimet hetimore që kryenin autoritetet italiane, si dhe informacione nga agjencitë e tjera ligjzbatuese në Shqipëri. Një prej këtyre informacioneve mbi aktivitetin kriminal të familjes Habilaj dhe klanit të tyre është paraqitur edhe nga SHISH, që sipas ligjit i ka shkuar jo vetëm Policisë së Shtetit, por edhe vetë Ministrit të Brendshëm, në cilësinë e drejtuesit të Shërbimit të Kontrollit të Çështjeve të Brendshme në Ministrinë e Brendshme. Nga ana tjetër, informacion i plotë u dha edhe nga një ish drejtues i Policisë së Shtetit Dritan Zagani, i cili përcolli informacion mbi aktivitetin kriminal të Habilajve, por në vend që të dëgjohej dhe mbështetej nga Ministri i Brendshëm, u largua nga puna dhe u detyruar të kërkojë mbrojtje për jetën e tij jashtë Shqipërisë. Ky mosveprim i Policisë së Shtetit është i qëllimshëm, hierarkikisht i imponuar, e për pasojë është edhe një tregues i qartë i përfshirjes së deputetit Saimir Tahiri në veprimtarinë kriminale të grupit të strukturuar, sic vertetohet edhe nga pjese relevante te dosjes hetimore te perkthyera dhe ato qe jane ne proces.

Në datën 18.10.2017, në kuadër të procedimit penal të filluar, është sekuestruar në Babicë, Vlorë edhe 3 978 kg cannabis sativa.

Me shkresën nr. 9906 prot., datë 19.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Saimir Tahiri, si dhe për kontrollin personal dhe të banesës së tij, për efekte të procedimit penal nr. 313/2017. Kjo kërkesë e prokurorisë shoqërohej nga relacioni përkatës i arsyetuar, bazuar në nenin 73 pikat 2 dhe 4, si dhe në nenin 288 të K.Pr.Penale.

Nga analiza e fakteve dhe provave rezulton e qartë se veprimtaria kriminale është e shtrirë ne hapesire dhe kohe. Ndryshe ngasa thuhet në alibinë e ngritur nga dyshja Rama-Tahiri, nuk kemi të bëjmë me “nje episod, të dy krimineleve, ne nje nate, qe i mburren njeri tjeterit”. JO. Jane shume episode, nuk jane ne nje nate, por ne disa dite e netë, nuk jane në një javë, ne nje muaj, as ne një vit, por ne të paktën 2-3 vite, nuk jane as midis vetëm dy personave, porn ë episode të ndryshe, mes disa prej anëtarëve të organizatës kriminale. Gjithashtu, ekzistojnë dëshmi të pa kundërshtueshme të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kanë folur dhe po vijojnë të provojnë lidhjen midis organizatës kriminale dhe mbështetjes shtetërore për veprimtarinë e saj.

Nga të gjitha këto, rezulton nga faktet dhe provat e vëna në dispozicion nga organi i prokurorisë se:

1- veprimtaria kriminale është e shtrire ne hapesire dhe ne kohe;

2- grupi i strukturuar kriminal ka mbështetjen shtetërore të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshëmrinë e këtij grupi të strukturuar kriminal (përsa kohë ishte Ministër I Brendshëm ka zero referime nga Policia e Shtetit për veprimtarinë e këtij grupi kriminal, ka zero kontrolle të veprimtarisë së tyre, ka zero ndalime për anëtarët e këtij grupi, ka zero veprim të shtetit për të goditur veprimtarinë e tyre krimianle në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Mbështetje i është dhënë edhe nëpërmjet përdorimit të makinës në emrin e Ministrit të Brendshëm për trafik droge, përdorimit të herëpashershëm të saj nga vetë Ministri në pikat e kalimit të kufirit, edhe pse pretendon se ia kishte shitur disa njerëzve me të cilët nuk kishte asnje njohje, apo fiksjes së radarëve të gjurmimit me qëllim lehtësimin e veprimtarisë kriminale.

3- marrja e shperblimeve e shtrire ne kohe nga organizat kriminale, vellezerit Habilaj dhe antare te tjere te grupit të strukturuar kriminal, të cilët në episode të ndryshme dhe me vullnet të lirë, pohojnë shpërblimet që I japin Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, apo familjarëve të tij. Shperblimet jane dhene ne para, pagesa per veshje kostume, dhe ne diamante e vertetuar te pakten 3 here . (9 mije euro + 9 mije euro + 15 mije euro), me distanacion Tahirin dhe me argument per paprekshmerine dhe perdorimin e e audit AA003GB. Në fakt pohimet e anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, rezultojnë të jenë provuar në praktikë, për shkak se sa kohë Saimir Tahiri ishte Ministër i Brendshëm, grupi i shtrukturuar kriminal, ushtronte veprimtari të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotive dhe armëve, krejtësisht i pashqetësuar nga organet ligjzbatuese shqiptare (Policia e Shtetit).

Edhe pse rasti i veprimtarisë kriminale të këtij grupi kriminal, ishte bërë publike, Ministri i Brendshëm nuk ka urdhëruar kurrë verifikimin e këtyre informacioneve, nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj këtij grupi, por përkundrazi publikisht i ka mbrojtur, duke u shprehur se faktet e bëra publike janë të pavërteta, duke përndjekur oficerët e Policisë së Shtetit që pohonin veprimtarinë kriminale të kësaj bande, apo duke akuzuar opozitën se po i sulmon Habiljat sepse ishin kushërinj të Ministrit të Brendshëm. Mirëpo, rezultoi e provuar nga Antimafia Italiane se Habilajt në 4 vitet që Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, kanë kryer veprimtari kriminale në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke drejtuar një organizatë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëve.

Faktet e mësipërme, rezultojnë më të detajuara, prej akteve provuese, të depozituara nga ana e Prokurorisë, pranë Këshillit të Imuniteteve. Për shkak të mbulimit të tyre prej sekretit hetimor, e në respekt të nenit 103 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale (Ndalimi i publikimit të akteve), është zgjedhur prej nesh, të mos përshkruhen tërësisht në këtë raport, pasi prej prokurorëve, në fillim të seancës së konsultimit të këtyre dokumentave, anëtarë të Këshillit iu bë me dije detyrimi për ndalimin e publikimit të tyre, deri në përfundim të hetimeve paraprake. Këto akte ndodhen të depozituara pranë arkivës së Kuvendit, të lira për konsultim individual, për secilin deputet të Kuvendit.

III. ANALIZA LIGJORE

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2012, që u frymëzuan nga nevoja për të intensifikuar luftën kundër pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë, reformuan thelbësisht konceptin e imunitetit parlamentar. Rregullat e reja kushtetuese kanë tentuar të afrojnë zyrtarin e lartë shtetëror me qytetarin e zakonshëm në raport me përgjegjësinë penale dhe përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit. Një ndryshim i tillë, erdhi si nevojë, jo vetëm e një orientimi politik qeverisës në vitin 2012, por edhe si një detyrim për Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të disa  marrëveshjeve ndërkombëtare, mes të cilave spikat “Konventa penale kundër korrupsionit” e GRECO-s.

Sipas rregullimeve normative, aktualisht deputeti ka vetëm 2 lloj imunitetesh në nivel kushtetues. Së pari, deputeti ka imunitet substancial dhe është i mbrojtur nga përgjegjësia “për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit”. Ky lloj imuniteti nuk ekziston për rastin e shpifjes.

Së dyti, deputeti ka imunitet procedural për lirinë e lëvizjes dhe për privacinë, që nënkupton se nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria, pa autorizimin e Kuvendit. Ndaj tij nuk mund të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit. Për kryerjen e këtyre veprimeve procedurale nevojitet autorizim i Kuvendit. Është ky shkaku për të cilin, nga ana e Prokurorisë është paraqitur edhe kërkesa konkrete e marrë në shqyrtim nga Këshilli i Imuniteteve.

Imuniteti procedural përfaqëson një lloj pengese procedurale, që i shfaqet sipas rastit prokurorisë apo gjykatës, për të kryer veprime hetimore të lidhura me lirinë e lëvizjes dhe privatësinë e deputetit. Në njëfarë mënyre, imuniteti procedural mbron dinjitetin e deputetit, që atij të mos i cenohet liria dhe jeta private në mënyrë abuzive, pa patur një shkak të ligjshëm nga organet ligjzbatuese. Premisa bazë, që ligjëron heqjen e imunitetit procedural është ekzistenca e procedimit penal të regjistruar sipas ligjit ndaj deputetit, që  duhet të verifikohet nga Kuvendi. Në këtë pikëpamje, Kuvendi verifikon vetëm procedurën që është zhvilluar, pa i hyrë cilësisë dhe vlerës së provave në drejtim të faktit penal dhe të autorësisë. Imuniteti procedural nuk mundet dhe nuk duhet që në asnjë rrethanë të shndërrohet në një mburojë nga pandëshkueshmëria apo si pengesë për drejtësinë. Nëse pranohet e kundërta, atëherë ?do akt i prodhuar është absolutisht i pavlefshëm, sepse në mënyrë të dukshme Kuvendi tejkalon kompetencën e tij dhe merr kompetencë për ushtrim të paligjshëm të ndjekjes penale, pra uzurpon kompetenca gjyqësore. Nëse Kuvendi shqyrton prova dhe vlerëson besueshmërinë e tyre, atëherë demokracia përballet me një rrezik flagrant: rrënohet parimi i ndarjes së pushteteve i sanksionuar nga neni 7 i Kushtetutës! Jo vetëm kaq, por situata shthuret dhe passjell një tërësi pasojash, që dëmtojnë pa kthim parimet e drejtësisë dhe të shtetit, ku sundon ligji. Për ilustrim, nëse Kuvendi vlerëson provat, cilësinë e provave dhe shkallën e besueshmërisë së tyre, atëherë nuk ka bërë gjë tjetër veçse vlerëson mbi fajësinë ose pafajësinë e personit në hetim/gjykim, duke vendosur respektivisht prokurorinë dhe gjykatën përpara gjykimit të kryer, duke i shndërruar ato thjesht në noterë të vlerësimit të bërë nga Kuvendi. Kjo nuk është gjë tjetër, ve?se shkatërrim i parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë, ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë dhe paanësisë së sistemit gjyqësor.

Në këtë terren kushtetues, në rastin konkret, është detyrë e Kuvendit të verifikojë nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit, që kërkohet nga prokuroria për arrestimin e deputetit dhe për kontrollin e banesës së tij. Sipas nenit 288 të K.Pr.Penale, kërkesa për dhënien e autorizimit (për arrest, heqje lirie e ?farëdolloj forme, kontroll personal apo kontroll banese), paraqitet nga prokurori. Kërkesa për autorizim duhet të tregojë veprimin që kërkohet autorizimi (pra nëse do bëhet arrest, heqje lirie e ?farëdolloj forme, kontroll personal apo kontroll banese) dhe të tregojë se përmbushen kërkesat e Kodit për kryerjen e veprimit. Kërkesa për autorizim shoqërohet me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën e tij. Ligji nuk kërkon që Kuvendi në procedurën e dhënies së autorizimit të vlerësojë cilësinë e provave apo shkallën e besueshmërisë së tyre. Kuvendi nuk mundet dhe nuk duhet të kryejë një proces të administrimit të provave të procedimit penal sepse ia ndalon këtë parimi i ndarjes së pushteteve, i sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës. Është pushtet ekskluziv, vetëm i prokurorisë dhe i gjykatës, marrja, administrimi dhe vlerësimi i provave, për të krijuar bindjen nëse duhet ngritur akuzë dhe nëse i pandehuri duhet deklaruar fajtor dhe dënuar. Kuvendi, sipas Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale nuk ka të drejtë dhe nuk i është njohur kompetenca të verifikojë, ai vetë, provat e një procedimi penal, të vlerësojë besueshmërinë e tyre dhe të deklarojë nëse provohet fakti penal dhe autorësia e të dyshuarve.

Një qëndrim i tillë i tillë i Kuvendit, mbështetet dhe nga aktet ndërkombëtare, të dedikuara ndaj kësaj veprimtarie parlamentare, më i spikaturi prej të cilave është dokumenti i Komisionit të Venecias, “Raporti mbi qëllimin e lënies së imunitetit parlamentar” CDL-AD(2014)011, i cili në paragrafin 168 përshkruan se:
“168. Komisioni i Venecias për më tepër vlerëson se organi parlamentar që shqyrton një kërkesë për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një shqyrtim ligjor të çështjes. Në veçanti ai nuk duhet në asnjë rrethanë, të deklarojë vetë mbi fajësinë ose jo të deputetit në fjalë, ose nëse ndjekja penale është e bazuar. Vendimi duhet të bazohet mbi faktet dhe meritat e çështjes siç i parashtrojnë autoritetet dhe deputeti në fjalë dhe jo mbi konsiderata të tjera politike apo të jashtme. …”

Kuvendi, në cilësinë e pushtetit legjislativ, në këtë lloj procedure ka vetëm një detyrë: të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko-partik për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare.

Një qëndrim i tillë i tillë i Kuvendit, mbështetet nga dokumenati i mësipërm i Komisionit të Venecias i cili në paragrafin 162 përshkruan se:
162. Komisioni i Venecias, në përgjithësi, konsideron se duhet të ketë një prezumim bazik që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet në të cilat nuk ka arsye të besohet se akuzat kundër deputetit në fjalë janë të motivuara politikisht. Imuniteti duhet të zbatohet vetëm në rastet kur ka arsye të dyshohet për një element politiko-partiak në vendimin për të ndjekur penalisht parlamentarin në fjalë. …”

Në funksion të këtij qëllimi, Kuvendi, në këtë lloj procedure verifikon:

Së pari, ekzistencën e një procedimi penal të ligjshëm;

Së dyti, ekzistenca e kushteve ligjore për arrestin dhe kontrollin.

Së treti, në vlerësimin e këtyre kushteve, Kuvendi, duhet të vlerësojë nga ana përmbajtësore disa kritere të listuara saktësisht nga dokumenti i mësipërm i Komisionit të Venecias, në paragrafët 188 dhe 189 si më poshtë:
“188. Kur vendos nëse imuniteti parlamentar duhet të hiqet apo jo në një rast konkret duhet të merren në konsideratë kriteret e mëposhtme:
Kritere për mbajtjen e imunitetit:
– kur pretendimet janë qartazi dhe haptazi të pabazuara
– kur shkelja e pretenduar është një pasojë e paparashikuar e një veprimi politik
– kur pretendimet janë paraqitur qartësisht për motive politiko-partiake (fumus persecutionis) me qëllim shqetësimin ose intimidimin e deputetit ose ndikimin tek mandati i tij
– kur procedurat ligjore mund të rrezikojnë seriozisht funksionet demokratike të parlamentit ose të drejtat themelore të një deputeti ose grup deputetësh

189. Kriteret për heqjen e imunitetit:
– kur kërkesa bazohet në shkaqe të drejta të rëndësishme dhe të sinqerta
– kur shkelja e pretenduar është e një natyre veçanrisht të rëndë
– kur kërkesa lidhet me sjellje kriminale që nuk lidhet ngushtësisht me përmbushjen e funksioneve parlamentare por lidhet me akte të tjera të kryera në funksione të tjera personale ose profesionale
– kur procedurat duhet të lejohen me qëllim që të mos pengohet drejtësia
– kur procedurat duhet të lejohen me qëllim garantimin e autoritetit dhe legjitimitetit të parlamentit.”

Nga analizimi i këtyre kushteve dhe kritereve, të aplikuara në rastin e kërkesës konkrete të paraqitur nga ana e organit të Prokurorisë rezulton se:

1. Ekzistenca e një procedimi penal të ligjshëm

Ky kusht kërkon që Kuvendi të verifikojë se ndaj deputetit Saimir Tahiri ka një procedim penal, që procedimi penal të jetë filluar për vepra penale që ligji i parashikon si të tilla dhe që organi i cili po procedon të ketë kompetencën e dhënë nga ligji për procedimin e veprave penale të tilla.

Nga analiza e kërkesës së prokurorisë, relacionit shoqërues të prokurorisë, përgjigjeve të prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetit konstatohet pa asnjë dyshim ekzistenca e procedimit penal ndaj deputetit Saimir Tahiri. Ky procedim është regjistruar në datën 17.10.2017, me numër 313 në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda. Veprat penale të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal dhe të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë përcaktohen si të tilla nga ligji – konkretisht nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 260 të K.Penal. Këto vepra penale janë parashikuar nga ligji si të dënueshme penalisht dhe kanë qenë në fuqi edhe në kohën, kur dyshohet të ketë filluar kryerja e veprës penale – Tetor 2013, gjer aktualisht. Për këtë procedim është duke vepruar Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, e cila sipas neneve 135 pika 2 dhe 148 të Kushtetutës dhe sipas neneve 75/a dhe 285 pika 4 të K.Pr.Penale është kompetente nga pikëpamja lëndore. Rrjedhimisht, nxirret përfundimi se plotësohet kushti ligjor se ndaj deputetit Saimir Tahiri ekziston një procedim penal i rregullt nga pikëpamja e parimit të ligjshmërisë.

2. Ekzistenca e kushteve ligjore për arrestin dhe kontrollin

Ky kusht kërkon që Kuvendi të verifikojë nëse kërkesa dhe relacioni i Prokurorisë për Krime të Rënda tregojnë qartë se ekzistojnë kushtet ligjore për arrestin dhe kontrollin personal e të banesës së deputetit Saimir Tahiri.

Nga analiza e kërkesës së prokurorisë, relacionit shoqërues të prokurorisë, përgjigjeve të prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetin konstatohet pa asnjë dyshim se kërkesa e prokurorisë tregon qartë kushtet ligjore për veprimet e arrestit dhe të kontrollit, në përputhje me nenin 288 të K.Pr.Penale.

Më konkretisht, në kërkesën e prokurorisë evidentohen qartazi kushtet e neneve 228, 229 dhe 230 të K.Pr.Procedurës Penale, të paraqitura në mënyrë të përmbledhur si më poshtë:

a) Dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova

Ndaj deputetit Saimir Tahiri ekzistojnë dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal” të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të K.Penal dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Një paraqitje e përmbledhur e fakteve penale në themel të këtyre veprave penale, sipas akteve të prokurorisë, jepet në rubrikën “III. Faktet” të këtij Raporti. Prokuroria, në faqet 3-4 të relacionit, tregon në mënyrë të qartë se këto dyshime të arsyeshme bazohen në një set provash si më poshtë:

– Provë materiale “3.5 ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa”, e sekuestruar nga autoritetet italiane, që dyshohet se është trafikuar nga grupi i strukturuar kriminal
– Provë materiale “3978 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa”, e sekuestruar nga autoritetet shqiptare në datën 18.10.2017 në banesën e bashkëpunëtorit të grupit të strukturuar kriminal A.Ko?erri në Vlorë;
– Të dhëna të marra nën formën e përgjimeve (1800 fletë në total transkipte) nga ku rezulton përfshirja e deputetit Saimir Tahiri në kryerjen e veprave penale, duke përfshirë edhe marrjen e shpërblimeve të paligjshme, të përftuara nga përgjimet e komunikimeve telefonike dhe ambientale të të hetuarve Moisi Habilaj etj;
– Dokumentet e shitjes së automjetit me targa AA 003 GB nga deputeti Saimir Tahiri tek Artan Habilaj, një prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, në datën 15.11.2013;
– Dokumentet për përdorimin e automjetit AA 003 GB nga deputeti Saimir Tahiri, pas shitjes së tij, si dhe për udhëtimin e deputetit Saimir Tahiri me këtë automjet me Artan Habilaj, një prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.

b) Rreziku për procedimin

Prokuroria në kërkesën drejtuar Kuvendit, si dhe në përgjigje të pyetjeve përpara Këshillit për Imunitetin, treguan qartazi se në rastin konkret ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal nga deputeti Saimir Tahiri. Pozicioni i tij si deputet i mazhorancës, pas një përvoje prej më shumë se 3 vjet në detyrën e Ministrit të Brendshëm është një tregues i qartë i lidhjeve dhe aftësisë së tij për të ndikuar në cilësinë e provave të procedimit penal.

c) Papërshtatshmëria e masave të tjera

Prokuroria, në kërkesën e saj (shih faqe 5) dhe në përgjigjet e dhëna përpara Këshillit për Imunitetin, treguan qartë se ?do masë tjetër, ve? asaj të arrestit, është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprave penale për të cilat po procedohet dhe për shkak të pozicionit të deputetit Saimir Tahiri. Në këtë drejtim, prokuroria evidenton se rasti konkret paraqet rrezikshmëri të shtuar, pasi ka cenuar drejtpërdrejt imazhin e institucioneve shqiptare në sytë e opinionit publik, por edhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, duhet evidentuar se prokuroria, në kërkesën e saj ka treguar qartë se përmbushen edhe kushtet ligjore për të autorizuar kontrollin personal dhe atë të banesës së deputetit Saimir Tahiri. Si? ajo parashtron, në rastin konkret ka arsye të bazuara për të menduar se në banesën e deputetit Saimir Tahiri fshihen prova materiale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale.

3. Vlerësimi i kritereve për lënien ose mbajtjen e imunitetin (kriteret e Komisinit të Venecias):

Në vlerësimin në themel të çështjes për mbajtjen ose jo të imunitetit në këtë rast, duke u bazuar në rrethanat e faktit të përshkruara në matëerialet e paraqitura nga ana e prokurorisë, lehtësisht vërehen plotësimet e kritereve, në favor të dhënies së autorizimit (heqjes së imunitetit) duke arritur në konkluzionet për secilin kriter si më poshtë:

• pretendimet e prokurorisë nuk janë as haptazi dhe as qartazi të pabazuara. Ajo ka shoqëruar kërkesën e vetë më relacionin përkatës dhe më një numër të lartë provash në kuptim të nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale.

• Akuzat e ngritura nga ana e prokurorisë dhe kërkesa e saj për dhënie autorizimi (heqjen e imunitetit) nuk bazohen në ndonjë veprimtari poltike të deputetit.

• Shkeljet penale që deputetit i atribuohen, në mënyrë të qartë nuk janë të bazuara në motive politiko-partiake dhe as kanë për qëllim shqetësimin apo intidimin e deputetit apo ndikimin e mandatit të tij. Nga vetë deputeti as nuk u pretendua një motiv i tillë politik.

• Heqja e mandatit të deputetit, nuk e vë në rrezik serioz funksionin demokratik të parlamentit as edhe të drejtat themelore të vetë deputetit apo ndonjë grupi parlamentar.

• Vetë kërkesa për dhenie autorizimi (heqje imuniteti) është përshkruar në aktet e prokuroisë se bazohet në shkaqë të drejta, të rëndësishme dhe të sinqerta. Ato kanë lidhje me procedimin penal, bëhen në funksion të tij, si nevoja të domosdoshme për t’u kryer.

• Shkelja e pretenduar nga ana e prokurorisë (akuzat) janë veçanrisht të rënda

• Shkelja që i atribuohet deputetit e për të cilat kërkohet heqj e imunitetit, nuk është pasojë e veprimtarisë së tij si parlamentar (ka qenë në funksion e ministrit)

• Dhënia e autorizimit (heqja e imunitetit) është një barrierë e vërtetë e cila nëse nuk realizohet, atëherë verifikohet një pengim real i drejtësisë

• Mosdhënia e autorizimit, është një akt i cili kompromenton tërësisht autoritetin dhe legjitimitetin e parlamentit në sytë e publikut dhe në marëdhëniet institucionale me organet e tjera.

Vecanërisht, në arritjen e këtij konkluzioni, arritëm edhe duke qenë të ndërgjegjshëm për impaktin që do të kishte mosdhënia eventuale e autorizimit sipas kërkesës së prokurorisë.

Në një version të tillë, do të rezultonte se mbajtja apo ruajtja e një imuniteti të tillë në vetvete është një cenim i parimit kushtetues të barazisë para ligjit, i cili është thelbi i vetë Shteti të së Drejtës. Maksima “Sado lart që ti të jesh, ligji është gjithnjë mbi ty” përmbyset duke u shndërruar në “nëse je anëtar i Parlamentit, ligji nuk mund të të prekë”. Ky do të ishte sinjali më i gabuar që Parlamenti kurrsesi nuk duhet ta emetojë ndaj publikut të tij.

Së dyti, vetë rregullat e imunitetit, në thelbin e tyre kanë potencialin e madh që të keqpërdoren nga deputetët, dhe të shndërrohen prej tyre në një strehë të ngrohtë për t’u mbrojtur nga shkeljet e ligjit prej tyre. Një vendimmarrje e tillë do të shërbente si një incentiv për të tërhequr në strehën e parlamentit njerëz më rekorde kriminale, plagë e madhe kjo dhe shume e freskët dhe aktuale e politikës aktuale shqiptare.

Së treti, rregullat e imunitetit në vetvete, dhe për më shumë akoma një vendimarrje për mbajtjen e imunitetit në rastin konkret do të minonte besimin e publikut te Parlamenti si institucion dhe do të krijonte përçmim për politikën, politikanët dhe vetë sistemin politik. Kuvendi, pa asnjë dilemë, duhet të miratojë dhënien e autorizimit sepse vetëm në këtë mënyrë, secili prej deputetëve vecmas, por edhe Kuvendi si një i tërë tregon standardin më të lartë të sjelljes etike dhe bëhet model për të tërhequr në mjedisin politik njerëz të rinj dhe me vlera.

Së katërti, vetë procedura e heqjes së imunitetit, mbart me vete probleme parimore kushtetuese për disa arsye:
i. nuk është e lejueshme prej Kushtetutës, që anëtarët e Parlamentit të shqyrtojnë brendinë e informacionit të mbledhur nga prokuroria dhe ta vlerësojnë atë, pasi atyre nuk iu lejohet të njihen më të dhëna private për deputetin në fjalë.
ii. deputetëve nuk iu lejohet të shqyrtojnë themelin e fajësisë apo pafajësisë, cilësinë e provave, bazueshmërinë në to, sepse kështu do të cënohej parimi i prezumimit të pafajësisë ashtu sic e kërkon edhe Konventa Europiane te Drejtave të Njeriut. Në këtë rast Kuvendi vetë të cënonte procesin hetimor dhe gjyqësor eventual që Prokuroria ka ndërmarrë duke shkelur parimin e procesit të rregullt ligjor, e kështu kjo do të ishte njolla e zezë më e madhe për Parlamentin e një vendi, vështirësisht e shlyeshme.
iii. po ashtu, do të cënohej edhe parimi i ndarjes së pushteteve nëse deputetët do të shqyrtonin themelin e fajësisë apo pafajësisë.

Së pesti, nëse Kuvendi voton për mbajtjen e imunitetit dhe për pengimin e drejtësisë, ky veprim do të ishte goditja më energjike ndaj shpresës së publikut dhe aksionit politik brenda dhe jashtë vendit për Reformën në Drejtësi.

Së gjashti, mbajtja e imunitetit nga Kuvendi në rastin konkret tregon haptazi mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar dhe rrjedhimisht, përbën një hap pas në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Kuvendi do të godasë fort pritshmëritë dhe përpjekjet e shoqërisë shqiptare për t’iu bashkuar familjes evropiane, e cila na ka vënë ndër të tjera edhe kushtin për luftën kundër krimit të organizuar.

Në sintezë të të gjithë analizës ligjore, dëshirojmë të evidentojmë se në nxjerrjen e rekomandimit u mbështetëm pikë së pari, në ruajtjen e interesit publik, në mbrojtjen e imazhit të politikës, në mospengimin e drejtësisë, në mosndërhyrjen e kompetencave të sistemit të drejtësisë dhe në dhënien e mundësisë vetë deputetit të cilit i kërkohet heqja e imunitetit, që të pastrojë figurën e vetë politike, në mënyrë të padyshimtë, nga një autoritet i pavarur dhe i paanëshëm sic është sistemi i drejtësisë.

IV. KONKLUZIONE

Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9906 prot., datë 19.10.2017 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda “Për dhënien e autorizimit për arrestimin, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Saimir Tahiri”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 313, të vitit 2017 për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e posa?me të grupit të strukturuar kriminal dhe të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë të parashikuara nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.

Tahiri nuk ehste nje ish minister apo deputet i opozites. Ai eshte ish minister i qeverise, deputet i Edi Rames, mik i ngushte i kryministrit. Ai si ish minister jo vetem qe dyshohet se ka ndihmuar organizaten kriminale dhe ka marre shperblime personale, por duke i vene strukturen e shtetit ne sherbim te organizates kriminale ai ka sigura PARA PER ZGJEDHJET.  Arsyeja pse duhet arresti nuk ehste vetem analiza e nenit 288 te KPP, sic per nje qytetar te zakonshem, por se behet fjale per mikun e kryeministrit dhe ministrit te brendeshem aktual.