Dhjetë persona janë arrestuar në Francë, nën dyshimin për planifikim të vrasjes së politikanëve.

Policia antiterroriste arrestoi të dyshuarit e moshës ndërmjet 17 dhe 25-vjeç, në kuadër të hetimeve mbi të djathtët ekstremë.

Televizioni francez M6 njofton se të arrestuarit planifikonin sulme ndaj politikanëve francezë, por edhe ndaj xhamive.

Personat janë arrestuar në lagjen veriore të Parisit, Saint-Danis dhe në Marsejë.