Nga e kaluara, në të tashmen, për të ardhmen
Ndër vite kemi qenë të detyruar që dashurinë për Kërçovën tonë të dashur ta mbajmë të mbyllur në një bërthamë në mes të shpirtit. Një dashuri që sidomos larg vendiljes po shndërrohej në një dhimbje me karakter të mprehte, intenziteti i së cilës dita ditës shtohej.
Por në vitin 2013, u hap kutia e Pandorës për ne dhe si kurrë më parë u bë mobilizimi i te gjithë Kërçovarëve nga të katër anët e botës. Mërgimtarë Kërçovarë të motivuar skajshmërisht. Thirrje gjithandej, bashkëpunim i sinqert e maksimal. Edhe gjumi i natës e humbi kuptimin kur mendohej se ishim në prag të orës së artë. Po ishim aq të motivuar, saqë mund të niseshim edhe në këmbë rrugës për në vendlindje.
Kërçova, në krye me kryetarin e parë shqiptar, z. Fatmir Deharin, u bë e jona. Ajo bërthamë që dukej aq rezistente në fillim, u thye, akoma e pabesueshme por u thye. Gjithë ajo dashuri për Kërçovën u çlirua, ajo ndjeja e poshtër filloi të zbehet. Ne filluam të marrim frymë shqip! Janë bërë katër vite dhe Kërçova dita ditës po shfaq përmisime. Një progres që është duke reflektuar goxha shumë deri te mërgimtarët.
Ne u bindëm që Kërçova është e jona por edhe se ne jemi të Kërçovës, andaj Kërçova na thërret dhe na pret që më datë 15 Tetor 2017, të bashkohemi sërish përplot vullnet dhe atdhedashuri dhe ta përkrahim të madhin, z. Fatmir Dehari!  Shihemi duke festuar fitoren në Uskanë!