Aktori Xhevdet Jashari është i njohur për publikun më shumë si “Arifhikmeti” i serialit komik “O Sa Mirë”.

Ai ka shumë fansa në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv.

Pas angazhimit të tij në shumë projekte filmike, Jashari kësaj here e sprovon veten e tij edhe në këngë.

Ai ka publikuar një parodi në kanalin YouTube të titulluat “Vet Mthae Tdua”.

Muzikën e kësaj kënge e ka punuar Strike beatz, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vet Xhevdet Jashari.