Në skenën muzikore shqiptare përditë po dalin këngëtar të ndryshëm, por të mirët menjëherë bëjnë diferencen, dallohen, marrin vëmendjen që edhe duhet.

E tillë është Ariana, një talente e re nga Norvegjia, e cila sapo ka lansuar videoklipin e këngës së re, te titulluar “Ngat teje”.

Me zë të mrekullueshëm dhe një klip modern, këngëtarja edhe një herë e konfirmon se është e veçantë dhe se e meriton të jetë në këtë treg muzikor, e besa të njihet edhe përtej.

Videoklipi i këngës “Ngat teje” nga Ariana është lansuar nga produksioni i njohur “Arboni” nga Gjilani.