Kandidati i AAK’së për kryetar të Komunës së Gjakovës Ardian Gjini thotë se Mimoza Kusari-Lila kryetare në detyrë e Gjakovës, me të cilën do të përballet në balotazhin e 19 nëntorit, ka zhvatur gjysmë milioni euro për leje ndërtimi për familjen e saj.

Ardian Gjini i AAK’së ka akuzuar kundërkandidaten për kryetar të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, se në periudhën e saj si kryetare i ka dhënë tender edhe bashkëshortit të saj dhe se i ka zhvatur qytetarëve gjysmë milioni euro për familjen e saj.

“Krejt Gjakova e dinë që burrin e ki biznes partner edhe në kompaninë që i bën kamerat, edhe nëpër diskoteka”, ka thënë Gjini duke mos dhënë emër të ndonjë kompanie.

“Ti ja ke zhvat  qytetarit të Gjakovës jë gjysmë milioni euro për t’iu dhënë leje ndërtimi familjes tande bre Mimozë, tanë e dijnë”, tha Gjini në Rubikon të KTV’së.

Në zgjedhjet e 22 tetorit Ardian Gjini mori 16.841 vota ose 40.17 për qind derisa Mimoza Kusari Lila, kandidate e Alternativës fitoi 13.434 vota ose 32.04 për qind.