Ardian Bujupi dhe Capital T kanë qenë fituesit e mëdhenjë të spektaklit “Zhurma Show”

Përpos çmimit kryesor Best Video, për këngën “Andiamo”, Bujupi ka fituar edhe çmimin “Best Male” për duetin me DJ Dalool dhe “Best Dance” për këngën “Te du krejt”.

Spektakli, i cili u mbajt në një mbrëmje gala në TV 21 ka sjell edhe shumë risi interesante.

Në këtë spektakël, këngëtarja e muzikës turbo folk dhe folklorike, Shkurte Gashi ka zgjedhur që të tregojë se nuk është më beqare.

“Zhurma Show”, e ka kthyer edhe Labinot Gashin – Labin në ish shtëpinë e tij, në TV 21, ku ai ka ndarë edhe një çmim, pikërisht për fituesin e madh të këtij spektakli, Ardian Bujupin.

Labi ka thënë se rikthehet pas një kohe të gjatë në TV 21 dhe për të nuk munguan as emocionet.

Spektakli zbuloi se Big Mama është afër për ti dhënë fund beqarisë së sa, por nuk dihet se pse e ka shtyrë dasmën ajo. /GazetaExpress/

Këto janë çmimet kryesore që u ndanë sonte në “Zhurma Show”.

Best Balade- Mihrije Braha, “Si cigaren e fundit”

Best Folk-  Shkurte Gashi – “Do të mbijetoj”

Best Interpret – Gena – “Ma dhe dashninë”

Best Popullore – Bysni Klinaku – “Ku është lumturia”

Best Couple –  Zana Zhavelli dhe Neki Emra

Best Rock –  Naser Berisha – “Engjëjt”

Best RnB  – Fjolla Morina “Vet ke mbet”

Best Hip Hop “Duda ft Noizy” – “That Fire”

Best Female – Morena Taraku – “Inat”

Best Male  – Ardian Bujupi ft Dj Dalool – “Të du krejt”

Best Dance – Ardian Bujupi ft Dj dalool – “Te du krejt”

Çmimi i internetit – Capital T – “Hatixhe”

Çmimi i nderit –  Haki Misini

Best Song  – Ledri Vula ft Young Zerka – “Nona”

Best Video  – Ardian Bujupi ft Capital T – “Andiamo”