Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është zotuar se do ta rikthejë islamin e moderuar i cili është i hapur ndaj të gjithave feve në botë. Arabia Saudite është e njohur për sundimin e saj tejet kundërthënës.

“Ne po kthehemi aty ku ishin më parë – një vend i islamit të moderuar që është i hapur ndaj të gjitha feve dhe ndaj botës”, ka thënë Salman në një forum ekonomik në Riad, raporton AFP, përcjell Express.

“Nuk do t’i kalojmë 30 vitet e ardhshme të jetës duke u marrë me ide shkatërruese. Do t’i shkatërrojmë ato sot. Ekstremizmit do t’i japim fund shumë shpejt”, ka shtuar ai.

Në fillim të këtij viti, princi e akuzoi Teheranin se po e promovon një ideologji ekstremiste me ambicie për ta kontrolluar boten islame.

I pyetur nëse ka vend për dialog me Iranin, 31-vjeçar u përgjigj: “Si mund të arrijë mirëkuptim me dike, apo me një regjim, që ka besim të ndërtuar mbi ideologjinë ekstremiste?”