Princi saudit Mohamed Bin Salman sot e prezantoi mega-projektin zhvillimor prej 500 miliardë euro, i cili i dedikohet zonës gjigante ekonomike, tre herë më e madhe se Qiproja.

“Zona e re ekonomike do të jetë e locuar në pjesën veriperëndimore të Arabisë Saudite, në detin e Kuq, ndërsa disa pjesë do të kufizohen me Jordaninë dhe Egjiptin”, njoftoi Fondi saudit për inovacione publike.

Princi theksoi se viteve të ardhshme për këtë do të investohen më shumë se 500 miliardë dollarë.

“Me mbështetje të investuesve të huaj, zona ekonomike do të ketë sektorë për energjetikë, ujë, bioteknologji, ushqim, TI, media dhe zbavitje”, thuhet në kumtesën, e publikuar në margjinat e konferencës treditore për investime në Riad.

Arabia Saudite është eksportuesi më i madh botëror i naftës, por për shkak të rënies drastike të çmimit të saj nga mesi i vitit 2014, shënon deficit të madh buxhetor.