Apple ka konfirmuar se përditësimet e reja të iOS-ëve nuk janë duke i ngadalësuar iPhonët e modeleve më të vjetra.

“Futurmark” e ka verifikuar këtë studim ku thuhet se në vitin e fundit përditësimi i iOS nuk ka ndikuar në ngadalësimin e iPhonëve.

Studimi tregon se shkalla e shpejtësisë është pothuajse e njëjtë në modelin e iPhonit 5S që nga prilli i vitit 2016 e deri më sot.