Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon me suksesin në muzikë.

Pas turit nëpër botë, Rita ka paralajmëruar hitin e ri nga ajo, duke e bërë publike edhe datën e lansimit, shkruan lajmi.net.

Kënga me titull “Anywhere” do të lansohet më 20 tetor dhe do të jetë e shoqëruar me videoklip që pritet të jetë më ndryshe prej projekteve të mëparshme të këngëtares, e cila deri tani numëron një sërë këngësh.

Pjesë nga klipi i Ritës i kemi parë përmes imazheve në të cilat erdhi me tetë palë veshje të ndryshme, nga veshjet sportive tek ato elegante, madje do të shfaqet edhe me veshje nusesh, xhirimet  e klipit, Rita i ka bërë në Times Square në Nju Jork.

Projekti i fundit nga Rita është “Lonely Together”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Avicin, duke shënuar sukses të jashtëzakonshëm me të.