Albërie Hadërgjonaj nuk është një nënë më ndryshe se ato shqiptaret.

Ajo ende vazhdon të paguajë shpenzimet e vajzës, Anxhelinës, të cilës ia kujton sa herë t’i jepet rasti.

Ajo po shkollohet atje dhe ende nuk ka arritur të fitojë mjaftueshëm për të mbajtur veten.

Por, nëse i hedh një shikim llogarisë personale në Instagram, Anxhelina shihet teksa bën një jetë luksoze.

Anxhelina ka folur shoun televiziv “Thumb” duke pohuar se “bankomat” e ka nënën, e cila në çdo moment i kujton se duhet të punojë për të mbajtur veten.

Pavarësisht ndihmesës që mund të japin në të ardhura, prindërit dëshirojnë ta shikojnë fëmijën të pavarur.